Grupet militante si Hezbollah dhe ISIS kanë mësuar një formë të re të luftimit, duke i armatosur kështu dronët dhe duke i fluturuar ata nëpër territorin e armikut.
Edhe pse ky lloj i “armëve” nuk është shumë i përpiktë ka ngjallur frikë të madhe në popullatë dhe tek ushtria e ShBA-së, transmeton arbresh.info.
Një zëdhënës i ushtrisë amerikane ka thënë se dronët të cilët kane shërbyer për mbikëqyrje tashmë kanë marrë një rol tjetër duke rritu rrezikshmërinë e fushëbetejës.
Këto grupe i kanë bashkangjitur dronëve bomba të ndryshme të cilat i aktivizojnë ose nga largësia ose me përplasjen e dronit në objektivë.
Grupet e armatosura siç janë ISIS-i, Jund al-Aqsa, Jabhat Fatah al-Sham si dhe Hezbollah dhe Hamas kanë shpërndarë video të shpërthimeve të bëra nga dronët e armatosur.
Më parë dronë të ndryshëm mbikëqyrës janë përdorur për të zbuluar taktikat e luftës, pozicionimin në fushëbeteja, armatimin dhe gjendjen e armikut./arbresh.info.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...