Gjermani po qëndron ‘syhapur’ kundër çdo ndërhyrjeje gjatë orëve të fundit të zgjedhjeve të së dielës.
Ekspertët kanë theksuar se nuk ka shenja që lajmet e rreme do të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve, të cilat pritet t’i fitojë kancelarja gjermane Angela Merkel, transmeton portali arbresh.info
Vëzhguesit e mediave sociale dhe ekspertët politikë kanë theksuar se është një dallim i madh në raport me zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, ku Rusia u akuzua për ndërhyrjen e saj në zgjedhje.
Lajmet e rreme ose postimet e rreme në mediat sociale nuk kanë pasu ndikim në fushatën e qetë të Gjermanë, thonë zyrtarët e qeverisë dhe ekspertët politikë.
“Në përgjithësi njerëzit nuk ndikohen nga ndërhyrjet kibernetike, sepse kjo taktikë nuk funksionoi në Francë dhe është e lidhur me Rusinë. Një gjë e tillë do t’i lëndontë vetëm ata (Rusinë)” , tha Sergej Lagodinski, një avokat dhe hulumtues në një think tank të lidhur me Partinë e Gjelbër në Berlin.
Gjermania shkon në zgjedhje ditën e diele, 24 shtator. Sipas sondazheve të shumta pritet që Angela Merkel të fitojë edhe mandatin e katërt./arbresh.info/
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër