Anija më e madhe e marinës iraniane u fundos në Gjirin e Omanit, pasi fillimisht u përfshi nga flakët, në rrethana ende të panjohura.
Marina tha se 20 marinarë nga një ekuipazh prej 400 vetësh, kanë pësuar lëndime sipërfaqësore, përpara se të shpëtoheshin të gjithë.
Zjarri shpërtheu në dhomën e motorit, tha marina, por nuk dha më shumë detaje.
“Zjarrfikësit luftuan 20 orë për të shuar zjarrin”, thuhet në deklaratë.
Sipas mediave iraniane, zjarri nisi rreth dy orë pas mesnatës së shkuar.
Anija mbante emrin e ishullit ku ndodhet terminali kryesor i naftës në Iran – Kharg.
Anija ndodhej afër portit iranian Jask, rreth 1,270 kilometra në juglindje të Teheranit, pranë ngushticës strategjike të Hormuzit.
“Anija stërvitore”, siç iu referua media shtetërore iraniane, u ndërtua në Britani në vitin 1977.
Ajo u përfshi në marinën iraniane në vitin 1984./REL/
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...