Qeveria turke po shqyrton një ndryshim të madh në industrinë e turizmit, duke vënë në pikëpyetje një prej shenjave më dalluese të pushimeve në këtë vend – sistemin “all inclusive” me bufet të hapur.
Sipas mediave ndërkombëtare, Këshilli Presidencial për Politikën Bujqësore dhe Ushqimore ka përgatitur një propozim për ta zëvendësuar këtë format me menu à la carte, ku mysafirët porosisin individualisht ushqimet. Shkaku kryesor i këtij diskutimi është sasia e madhe e mbeturinave ushqimore që prodhohen çdo vit në Turqi, e cila arrin deri në 23 milionë tonë.
Propozimi pritet t’i dorëzohet presidentit Erdogan dhe brenda dy muajsh mund të hyjë në shqyrtim parlamentar. Megjithatë, deri më tani nuk ka një mekanizëm ligjor që e ndalon sistemin aktual, prandaj vendimi final do të jetë në dorën e hoteleve, të cilat mund të zgjedhin ta mbajnë ose jo konceptin “all inclusive”.
Ky debat ka zgjuar interes të madh, pasi Turqia njihet prej dekadash si destinacioni kryesor i pushimeve me pako të plotë, ku turistët kanë përfituar nga bufe të pasura dhe shërbime pa limit. Nëse reforma do të miratohet, ajo do të sillte ndryshime të ndjeshme si për hotelierët, ashtu edhe për miliona vizitorë që zgjedhin çdo vit brigjet turke.
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...