Gjermania ka hedhur hapat e parë për të vendosur bazën ajrore të saj në Jordani, pas prishjes së marrëdhënieve me Turqinë. Ministri gjerman i Mbrojtjes ka vizituar bazën ajrore me një aeroplan jordanez, duke deklaruar se Azraq ka shumë potencon.
“Ka shumë potenciale në këtë baze ajrore dhe ne jemi shumë mirënjohës për pritjen shumë pozitive dhe mbështetjen e madhe”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Ursula von der Leyen për gazetarët në mbledhjen rajonale të Forumit Ekonomik Botëror në Jordani të shtunën.
Një ditë më parë, ministri e inspektoi bazën ajrore të Azraq, ku po synohet zhvendosja e trupave gjermane nga baza ajrore turke Incirlik. Zhvendosja e bazës do të thotë zhvendosje e miliona eurove investime.
“Nuk ka ende një vendim për të zhvendosur trupat”, theksoi von der Leyen, duke shtuar se inspektimi ishte i nevojshëm.
Më parë këtë javë, ministri konfirmoi se Gjermania po shqyrtonte 8 vende ku mund të zhvendoset baza e saj.
Marrëdhëniet e Gjermanisë me Ankaranë u përkeqësuan ndjeshëm javën e shkuar kur Turqia bllokoi një takim të planifikuar të deputetëve gjermanë me trupat e vendit të tyre të vendosura atje në kuadër të luftës ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Vendimi turk erdhi pasi Gjermania u dha azil disa shtetasve, të cilët Ankaraja pretendon se janë të përfshirë në grushtin e shtetit.
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...
Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Ca...
Ukraina pret rundin e ri të bisedimeve trepalëshe, ndërsa sh...