Rikthehet frika e fruthit në Europë. Sëmundja ngjitëse që mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, e madje edhe vdekje, po vazhdon të përhapet me shpejtësi në kontinentin e vjetër, kryesisht në ato vende ku niveli i vaksinimit ka rënë.
Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas së cilës rastet më të shumta janë regjistruar në Itali dhe Rumani. Në muajt e parë të vitit, Italia ka raportuar më shumë se 200 raste. Më shqetësuese paraqitet situata në Rumani, ku ka pasur 3.400 raste të regjistruara, e gjithashtu 17 të vdekur që prej janarit të 2016-s.
Fruthi mund të transmetohet lehtësisht dhe për një mbrojtje të mirë, OBSH rekomandon që të paktën 95 për qind e popullsisë të vaksionohet kundër sëmundjes. Por shumë vende po përballen me vështirësi në realizimin e këtij misioni.
Shumica e rasteve me fruth janë shënuar në ato shtete, ku imunizimi ka rënë në mënyrë të ndjeshme dhe ku infeksioni është endemik, si Franca, Gjermnia, Italia, Polonia, Rumania, Zvicra dhe Ukraina.
Drejtoresha e OBSH-së për Europën, Zsuzsanna Jakab i bëri thirrje vendeve të rrezikuara të marrin masa urgjente për të parandaluar transmetimin e fruthit përtej kufijve e për të rritur nivelin e vaksinimit. Edhe pse vaksina kundër fruthit, e njohur si “MMR”, është shumë e rekomanduar nga mjekët dhe ofrohet falas, shumë prindër zgjedhin të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...