I gjithë delegacioni i Indisë në samitin e G7-s në Londër po izolohet pasi dy nga anëtarët e saj rezultuan pozitiv për COVID-19, tha të mërkurën qeveria britanike.
“Dy delegatë rezultuan pozitivë, kështu që i gjithë delegacioni tani është duke u izoluar,” tha një zyrtar britanik, transmeton arbresh.info
“Takimi ishte mundësuar nga një grup i rreptë i protokolleve COVID, duke përfshirë testimin e përditshëm të të gjithë delegatëve,” tha zyrtari britanik.
Ministri i Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar nuk doli pozitiv për virusin, tha në Twitter reporteri i Sky News, Joe Pike. Jaishankar u fotografua të martën duke takuar ministrin e brendshëm britanik Priti Patel.
Delegacioni do të përpiqet të takohet virtualisht, shtoi Pike.
Komisioni i Lartë Indian në Londër nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për komente.
Më parë, ministri britanik i vaksinave Nadhim Zahawi tha se ai nuk ishte në dijeni të një raporti që delegatët nga vendet e G7 ishin vetë-izoluar për shkak të frikës nga COVID-19.
India nuk është anëtare e G7 por u ftua nga Britania në samitin e kësaj jave, së bashku me Australinë, Afrikën e Jugut dhe Korenë e Jugut./Retuers/arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...