Sërish protesta në Francë në mbështetje të klimës dhe kundër reformës së pensioneve. Në Paris policia ka ndaluar 30 persona dhe ka kryer 596 kontrolle për të shmangur trazira të mundshme në rrugët e kryeqytetit.
Një e shtunë tjetër protestash në Francë, kundër teformave të pensioneve dhe në mbështetje të klimës. Me mijëra persona kanë zbritur në rrugët kryesore të kryeqytetit francez, përreth insitucioneve dhe monumenteve në ditën e trashëgimisë. Ndërkohë në rrugët më të rrezikuara janë vendosur automjete të blinduara të forcave special. Apelet e jelekëve të verdhë në rrjetet sociale janë shumëfishuar nën moton: E gjithë Franca në Paris.
Prefektura e Parisit konfirmoi se janë ndaluar 30 persona, janë kryer 596 persona si dhe janë vendosur katër gjoba. Disa grupe personash morën pjesë në manifestime të paautorizuara. Në kryeqytetin francez janë tre manifestimet e organizuara njëkohësisht: për klimën,, kundër reformave të pensioneve dhe ajo e jelekëve të verdhë, të treja në ditën për Trashëgiminë.
Një grup I jelekëve të verdhë u mblodh për një manifestim të paautorizuar dhe policia i shpërndau duke hedhur gaz lotsjellës.
Sipas të përditshmes franceze Lë Parizien një grup tjetër protestuesish kërkonin dorëheqjen e presidentit Makron. /ABC News Albania 24/7
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...