Xhamia Pantin e cila u mbyll pas vrasjes së mësuesit Samuel Patty në Francë, do të rihapet sërish më 9 prill, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga prefektura Seine-Saint-Denis, ku dhe ndodhet xhamia, thuhet se xhamia Pantin do hapet që nga dita e premte, pas bisedimeve të kryera me administratën e ndryshuar të xhamisë.
Qeveria e Francës mori vendimin për mbylljen 6-mujore të xhamisë Pantin në rajonin Seine-Saint-Denis, një prej periferive të Parisit, pasi drejtuesi i saj kishte ndarë pamje reaguese ndaj mësuesit i cili u vra më 16 tetor pasi i kishte treguar në mësim nxënësve karikatura me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed.
Vendimi i kundërshtuar nga administrata e xhamisë ishte miratuar nga gjykata administrative Montreuil dhe Këshilli i Shtetit.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin dhe prefektura për rihapjen e xhamisë kishin vendosur kusht të largohet kreu i shoqatës, Muhammed Henniche, i cili dha dorëheqjen më 14 mars.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...