Franca ka njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 8.078, transmeton arbresh.info.
Situata në Francë po përkeqësohet dita ditës, përderisa numri i personave të vdekur nga pandemia COVID-19 është rritur me mbi 60 % në dy ditët e fundit, kështu në Francë deri më sot janë raportuar 8,078 viktima nda COVID-19, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar 90.mijë.
Ndryshe, pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numri i të vdekurve nga ky virus është mbi 66.500 mijë, ndërsa numri i të infektuarve mbi 1.2 milionë. Po ashtu mbi 252 mijë janë shëruar pas trajtimit./arbresh.info/
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...