Pesë migrantë janë qëlluar dje me armë të zjarrit gjatë përleshjeve ndërmjet afganëve dhe afrikanëve, në portin Kale në Francë, kanë thënë autoritetet.
Katër afrikanë nga Eritreja, të moshës 16 – 18 vjeçare janë plagosur në mënyrë kritike, ndërsa personi i pestë është dërguar në spital në qytetin Lil me plagë të rënda, kanë thënë zyrtarët.
“Ne kemi parë përshkallëzim të dhunës, që është bërë e padurueshme për migrantët dhe ata që janë nga Kale”, tha ministri i brendshëm i Francës, Gerard Collomb, nëvizitën gjatë natës në Kale, transmeton radio evropa e lirë.
“Ky është nivel i dhunës që kurrë nuk është parë deri tash”, tha Collomb.
Raportohet se dhuna ka shpërthyer derisa migrantët ishin rreshtuar për të marrë ushqim dhe se afro 100 migrantë nga Eritreja dhe 30 afganë, ishin përleshur.
Agjencia AFP ka raportuar se incidenti i rëndë kishte filluar kur një afgan kishte shtënë me armë.
Kampi famëkeq “xhungël” në Kale, që dikur i strehonte afro 8 mijë njerëz, të cilët shpresonin për të shkuar në Britani, është shkatërruar në vitin 2016.
Por, megjithatë, qindra migrantë mbeten në këtë qytet-port duke pritur për të udhëtuar ilegalisht në Britani./REL
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK