Më shumë se 900 makina janë djegur apo dëmtuar si rezultat i zjarrvënies në Francë në prag të Vitit të Ri, raportojnë mediat lokale, duke cituar Ministrinë e Brendshme të vendit.
Ministria e Brendshme franceze ka bërë të ditur se 650 automjete janë djegur në prag të Vitit të Ri në krahasim me 602 makina të vitit të kaluar, transmeton arbresh.info.
Numri i automjeteve të djegura ka rënë për 20% gjatë pesë viteve të fundit.
Megjithatë, gazeta Parisien, duke cituar zëdhënësin e ministrisë, Pierre-Henry Brandet, ka theksuar se 945 makina dëmtuar nga zjarri gjatë natës së Vitit të Ri.
Djegia e makinave në prag të Vitit të Ri është bërë një ‘traditë’ në periferitë franceze që nga viti 2005./Arbresh.info
Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’
Inspektorati mbyll 26 motele dhe villa në gjithë Kosovën
Roma po e shqyrton rikthimin e Tottit me një rol të rëndësis...
Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve n...
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...