Sipas hetuesve francezë, militantët e Shtetit Islamik po planifikon edhe një sulm të dytë në Nice, Francë.
ISIS ka qenë duke e planifikuar sulmin e dytë në Nice, një muaj pasi bëri kërdi me sulmin në shëtitoren ‘Promenade des Anglais’ kur një kamion 19 tonësh hyri në turmën e njerëzve, transmeton arbresh.info.
Hetuesit francezë kanë analizuar tekstet e mesazheve të dy bashkëpunëtorëve të dyshuar të shoferit të kamionit Mohamed Lahouaiel Bouhlel, vetëm tetë ditë para se ai të futej qëllimisht me kamion në turmë, duke vrarë 84 njerëz.
Kunati i Mohamed Lahouaiej Bouhlel, Hamdi Zagar, i cili është aktualisht nën hetim, i ka dërguar 2 mesazhe drejt Mohamed Oualid aka “Walid” Ghraieb, i arrestuar gjithashtu me të njëjtat akuza.
Mesazhi i parë është dërguar në 9.54pm, me datën 14/07/16, në datën kur ndodhi sulmi.
Medazhi i dytë është dërguar në 10.04pm në të cilën thuhej 15/08/16.
Policia anti-terroriste kishte zbuluar me parë një mesazh në telefonin e terrorsitëve në të cilin thuhej: “Kam materiale”.
Mesazhi i është referuar një sasie të konsiderueshme armësh, duke përfshirë edhe granata, që u gjetën më pas një pjesën e pasme të kamionit.
Përgjegjësinë për sulmin në Nice e morri Shteti Islamik./Arbresh.info
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...