Dhjetëra akademikë, artistë, regjisorë, aktorë dhe gazetarë i kërkuan të martën presidentit të Francës Emmanuel Macron që të kundërshtojë ligjvënësin e të së djathtës ekstreme që sulmoi verbalisht një grua myslimane, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një letre të hapur të botuar në të përditshmen Le Monde, 90 persona, përfshirë aktorin Omar Sy dhe gazetarin Alain Gresh i bënë thirrje Macronit të dënojë Julien Odoul, i cili urdhëroi një grua myslimane të hiqte shaminë në një takim të fundit të këshillit rajonal.
Duke theksuar se ishte e papranueshme që njerëzit t’i nënshtrohen fyerjeve dhe racizmit për shkak të përkatësisë së tyre fetare, letra e thërret presidentin të marrë masa kundër aktit kontrovers të ligjvënësit.
Për më tepër, thuhet se ekstremi i djathtë në Francë e ka shndërruar urrejtjen ndaj myslimanëve si një mjet propagandistik dhe nënvizoi se e djathta ashtu edhe e majta në vend nuk përmbahen nga diskriminimi ndaj grave myslimane me pretekstin e sekularizmit.
Sipas letrës, deklaratat e kaluara të ministrit të Arsimit Jean-Michel Blanquer mbi shaminë vërtetojnë se ka diskriminim nga figurat e nivelit të lartë të shtetit.
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City