Rreth 700 pjesëtarë të ekuipazhit të flotës ushtarake franceze janë diagnostikuar me simptoma të koronavirusit të ri, ndërsa mbi 1,300 të tjerë janë vendosur në karantinë pas një misioni të NATO-s.
Koronavirusi i ri raportohet se ka infektuar rreth një të tretën e pjesëtarëve të ekuipazhit të tri anijeve të forcave të armatosura franceze.
Ministria e Mbrojtjes e Francës njoftoi të mërkurën se në aeroplanmbajtësen “Sharl Dë-Gol” gati 700 marinarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Dhjetëra të diagnostikuar po marrin trajtim në spital, ndërsa të paktën një person është shtruar në repartin e reanimacionit.
Infeksioni është përhapur edhe në ekuipazhin e dy anijeve shoqëruese që lundronin bashkë prej 21 janarit në vazhdën e operacioneve kundër ISIS-it.
Mjetet lundruese ishin pjesë e flotave të ndryshme të Europës Veriore për të mbikëqyrur Detin Balltik, por veprimet e tyre u ndërprenë kur pjesëtarë të ekuipazhit po shfaqnin simptoma të koronavirusit.
Franca është një nga pesë vendet më të prekura në botë nga koronavirusi, pas SHBA-së, Spanjës, Italisë dhe Gjermanisë.
Vendi ka vendosur shtyrjen deri më 11 maj të masave të izolimit social, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar 100 mijë dhe mbi 17 mijë të tjerë kanë mbetur viktima të sëmundjes.
Bilanci u rëndua veçanërisht të mërkurën me mbi 1,400 vdekje të reja pasi autoritetet raportuan edhe shifrat e institucioneve për të moshuarit tri ditë pas pushimeve për Pashkët.
Pandemia në Francë mbetet aktive dhe qytetarët janë apeluar të respektojnë masat e ndalimlëvizjes.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...