Presidenti francez Emmanuel Macron i ka thënë presidentit palestinez Mahmoud Abbas se Franca synon të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës më 22 shtator, gjatë një vizite në Nju Jork. Deklarata u publikua në platformën X.
Në bisedën telefonike me Abbasin, Macron ka theksuar urgjencën e situatës në territoret palestineze, përfshirë Gazën, duke nënvizuar se ky vendim është pjesë e një plani të gjerë paqeje.
“Presidentit Abbas ia përsërita kërkesat tona drejtuar Autoritetit Palestinez. Ai, nga ana e tij, shprehu vendosmërinë për të zbatuar reformat e nevojshme për të rinovuar Autoritetin Palestinez dhe për të garantuar stabilitetin e shtetit të ardhshëm të Palestinës,” tha Macron.
Shefi i Elizesë shtoi se Franca do të vijojë të mbështesë institucionet palestineze në këtë proces dhe do të përmbushë angazhimet për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C