Franca do të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimit (ICC) për kryerjen e testimeve të armëve bërthamore në Polinezinë Franceze, njofton lideri i opozitës.
Oscar Temaru, ish presidenti dhe lideri i opozitës së arkipelagut, tregoi për veprimin gjatë komitetit të Kombeve të Bashkuara për de kolonializmin, transmeton portali arbresh.info.
Temaru akuzoi Francën për “krime kundër njerëzimit” dhe tha se shpreson të mbajë presidentët francezë përgjegjës për testet bërthamore me padinë e ICC.
“Ne i detyrohemi të gjithë njerëzve që kanë vdekur nga pasojat e kolonializmit bërthamor”, i tha ai komitetit të OKB-së./arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...