Ministrja e Jashtme e Francës mohoi akuzat e jutës së re në Niger se Parisi po planifikon të kryejë ndërhyrje ushtarake në këtë shtet.
Puçistët në Niamej më herët gjatë 31 korrikut akuzuan Francën se po planifikonte ndërhyrje ushtarake.
“Në kërkim të mënyrave dhe rrugëve për ndërhyrje ushtarake në Niger, Franca në bashkëpunim me disa shtetas të Nigerit kanë mbajtur takim me shtabin e përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Nigerit për të marrë autorizimet politike dhe ushtarake të nevojshme”, thanë ata gjatë adresimit në televizonin kombëtar.
“Është e gabuar”, tha ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, duke iu përgjigjur këtyre akuzave. Ajo shtoi se ende ka “mundësi” që presidenti Mohamed Bazoum, që u rrëzua nga pushteti nga ushtria, të rikthehet në udhëheqjen e Nigerit.
“Kjo është e nevojshme sepse destabilizimi është i rrezikshëm për Nigerin dhe fqinjët e tij”, tha Colonna./euronews
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...