Për shkak të kostos së lartë të ngrohjes në Francë, një duzinë pishinash publike do të mbyllen. Pishinat ngrohen kryesisht me gaz dhe për këtë arsye do të mbajnë peshën kryesore të rritjes së çmimit të energjisë, që është rezultat i luftës në Ukrainë.
Menaxheri francez i pishinave dhe ambienteve sportive, Vert Marine, po mbyll 29 pishina në të gjithë vendin, shkruan Euronews. Ai thotë se faturat e energjisë elektrike të kompanisë janë rritur nga 15 milionë euro në 100 milionë euro, transmeton portal arbresh.info
Për shkak të mbylljes së pishinave, mbi 2000 punëtorë do të mbesin të papunë.
“Biznesi ynë nuk është më i qëndrueshëm,” tha Thierry Chaix, CEO i Vert Marine. Kompania po kërkon ndihmë nga qeveria ose autoritetet lokale.
Javën e kaluar, ministritë e sportit dhe energjisë të Francës thanë se bisedimet ishin duke u zhvilluar për të reduktuar konsumin e energjisë në pishinat e vendit dhe shesh patinazhi në akull për të ruajtur aktivitetin sportiv dhe ekonomik.
Franca është në mesin e shumë vendeve europiane që po shtrëngojnë rripin për shkak të kostos në rritje të energjisë./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...