Franca do të lehtësojë kufizimet e udhëtimeve për shtatë vende jashtë BE-së, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar.
Ministria e jashme ka deklaruar se masat izoluese nuk janë më të nevojshme për Australinë, Izraelin, Japoninë, Singaporin, Korenë e Jugut, Zelandën e Re dhe Britaninë e Madhe, transmeton portali arbresh.info
Të gjitha udhëtimet jo-thelbësore u ndaluan nga qeveria franceze më 31 janar, me qëllim të parandalimit të përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit.
Masat e sigurisë mbeten në fuqi për udhëtarët.
Të gjithë pasagjerët që mbërrijnë në Francë do të duhet ende të sigurojnë një rezultat negativ të testit Covid-19 lëshuar më pak se 72 orë para se të udhëtojnë, tha ministria./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...