Franca për momentin nuk ka këshilluar qytetarët e saj të largohen nga Ukraina, por u ka kërkuar që të përgatisin ujë, ushqim dhe veshje të ngrohta.
Në një mesazh të publikuar sot në faqen e internetit të Ambasadës së Francës në Kiev, ambasadori francez ka rekomanduar gjithashtu që automjetet të kenë një rezervuar të plotë të gazit dhe të rezervojnë karburante shtesë.
“Ambasada vazhdon të mbetet e hapur”, tha ambasadori Etienne de Poncins.
Ambasada ka këshilluar poashtu qytetarët francezë që të shtyjnë të gjitha udhëtimet në Ukrainë dhe se udhëtimi në zonat kufitare është rreptësisht dekurajues.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...