Ministri iranian, Abbas Araghchi ka bërë publike disponueshmërinë e tij për të vazhduar diskutimet mbi programin bërthamor dhe për të gjitha çështjet, u deklarua në fund të bisedimeve të Gjenevës midis evropianëve dhe Iranit nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.
”Presim hapjen e diskutimeve edhe me Shtetet e Bashkuara për një zgjidhje të negociuar të konfliktit”, theksoi ai.
Ministrat e Jashtëm evropianë (Jean-Noel Barrot për Francën, David Lammy për Britaninë e Madhe dhe Johann Wadephul për Gjermaninë, si dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas) i thanë sot bashkëbiseduesit të tyre iranian në Gjenevë, ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi, se donin të “hapnin negociatat sepse Evropa konsideron se nuk ka një zgjidhje përfundimtare për çështjen bërthamore iraniane përmes zgjedhjes ushtarake, e cila mund ta vonojë, por jo ta eliminojë problemin”.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi u takua sot në Gjenevë me homologët kryesorë evropianë, të cilët shpresojnë të krijojnë një mundësi për një zgjidhje diplomatike për luftën njëjavore midis Izraelit dhe Iranit.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, i cili do të takohet me Araghchi së bashku me homologët e tij francezë dhe gjermanë dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se ”ekzistonte një mundësi për të arritur një zgjidhje diplomatike brenda dy javëve të ardhshme”.
Bisedimet ishin takimi i parë ballë për ballë midis zyrtarëve perëndimorë dhe iranianë që nga fillimi i konfliktit./atsh
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...