Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake njoftoi se gjatë sulmit masiv të sotëm nga Federata Ruse ndaj objektivave të vendosura në Ukrainë, hapësira ajrore polake u shkel vazhdimisht nga dronë.
Sipas deklaratës zyrtare, një operacion ushtarak është duke u zhvilluar aktualisht që synon identifikimin dhe neutralizimin e objekteve, transmeton Telegrafi.
Me urdhër të Komandantit Operacional, u përdorën armë dhe shërbimet përkatëse po kryejnë aktivitete që lidhen me gjetjen dhe sigurimin e rrënojave të mjeteve ajrore pa pilot të rrëzuara.Komanda u bëri thirrje banorëve të Polonisë lindore dhe qendrore të tregojnë kujdes të veçantë dhe të qëndrojnë brenda.
“Rajonet më të kërcënuara janë provincat Podlaskie, Mazowieckie dhe Lubelskie”, thuhet në deklaratë.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk raportoi se presidenti i Republikës së Polonisë dhe kryeministri janë informuar për situatën.


Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...