Foshnja 6 muajshe është duke u trajtuar në spital pasi është infektuar me koronavirus, kanë thënë prindërit e saj.

Erin Bates, nga Manchesteri i Madh, ka qenë e shtruar në spital para testimit të koronavirusit për shkak të problemeve me zemër dhe me kanalat e frymëmarrjes.
Nëna e saj Emma Bates, 29, tha se zemra e saj është thyer në mijëra pjesë kur kuptoi se e bija është testuar me koronavirusi të premten.
Bashkëshorti i saj Wayne tha se gjendja e Erin është mjaft stabile por ajo që e kishte brengosur atë janë njerëzit që nuk po e marrin seriozisht këtë virus.
Familja ka publikuar disa pamje të Erin në spital për të inkurajuar të gjithë njerëzit që të zbatojnë urdhërat e qeverisë për distancim social.
Wayne Bates, 32, i cili është vetëizoluar në shtëpi kurse gruaja e tij është duke qëndruar me Erin në spital, tha: “Njerëzit nuk janë duke e marrë seriozisht këtë gjendje dhe kjo gjë po më shqetëson.”
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit
Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C