Një foshnje e sapolindur në Kinë, është diagnostifikuar me koronavirus vetëm 30 orë pas ardhjes në jetë, duke u shënuar kështu si viktima më e re me koronavirus.
Foshnja lindi me 2 shkurt në Wuhan, në epiqendrën e virusit.
Nëna e foshnjës ishte testuar me koronavirus pozitiv para se të lindte. Ende është e paqartë se si është transmetuar virusi – në mitër apo pas lindjes shkruan arbresh.info
Vetëm një numër i vogël i fëmijëve janë raportuar me koronavirus, i cili ka lënë të vdekur 563 persona dhe ka prekur më shumë se 28,018 të tjerë.
Mediat lokale kanë raportuar se foshnja kishte lindur 3,25kg dhe në gjendje të mirë shëndetësore./arbresh.info/
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...