Forcat e mbështetura nga sauditët kanë nisur një sulm në portin kryesor të Hudayah, pasi rebelët houthi injoruan ultimatumin final për tërheqje.
Pozicionet rebele janë duke u bombarduar nga ajri dhe deti, sipas mediave rajonale, transmeton portali arbresh.info.
Agjencitë humanitare kanë paralajmëruar një katastrofë humanitare nëse sulmohet qyteti, me një të katërtën e një milion viktimave të mundshme.
Porti është hyrja kryesore për ndihmë humanitare në Jemen.
Më shumë se shtatë milionë njerëz në shtetin e shkatërruar nga lufta varen nga ndihmat ushqimore.
Rrjeti Al-Arabiya, në pronësi të Arabisë Saudite, raportoi se “çlirimi” i Hudajdah kishte filluar me një sulmi në shkallë të gjerë të mbështetur nga ajri dhe mbulesa detare.
Shpërthimet u dëgjuan në periferi të qytetit portual, shtoi ajo.
Qeveria jemenase e Presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi tha në një deklaratë se të gjitha mjetet politike për të bindur rebelët për t’u tërhequr ishin shterur./Arbresh.info/
Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje m...
Në Ferizaj konfiskohen 18 motoçikleta brenda 24 orëve
Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë në ditën e dytë të...
“Defender Europe 25”, Maqedonci: 25 mijë ushtarë nga 29 shte...
Krasniqi për Thaçin në Ditën e Presidentit: Urime çlirimtar,...
Trump pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë