Forcat ruse pushtuan dy qytete të vogla në Ukrainën juglindore dhe zonën përreth një termocentrali bërthamor, raportoi të hënën agjencia e lajmeve Interfax, por janë hasur me rezistencë të ashpër në vende të tjera ndërsa izolimi diplomatik dhe ekonomik i Moskës vazhdon të thellohet.
Shpërthimet u dëgjuan para agimit të së hënës në kryeqytetin e Kievit dhe në qytetin e madh të Kharkiv, thanë autoritetet ukrainase. Por, përpjekjet e forcave tokësore ruse për të kapur qendrat kryesore urbane ishin zmbrapsur, deklaruan ata, raporton “The Guardian” transmeton arbresh.info
Ministria ruse e mbrojtjes, tha se forcat e saj kishin marrë nën kontroll qytetet Berdyansk dhe Enerhodar në rajonin juglindor të Zaporizhzhya të Ukrainës, si dhe zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhya, raportoi Interfax. Punimet e uzinës vazhduan normalisht, tha ai.
Ndryshe, , sipas agjencisë së lajmeve Ukraina mohoi që centrali bërthamor të kishte rënë në duart e Rusisë. /arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...