Përfaqësuesit e forcave pro-ruse në lindje të Ukrainës njoftuan sot se kanë përfunduar tërheqjen e armëve të rënda në përputhje me marrëveshjen në Minsk muajin e kaluar.
“Sot është dita e fundit e tërheqjes së armëve” tha një nga liderët e forcave pro-ruse Eduard Basurin për gazetarët në Snizhnje, ku raketat 120 mm janë tërhequr nga vija e frontit, raporton AFP.
“Ne jemi duke i tërhequr plotësisht armët e rënda nga vija e demarkacionit” tha udhëheqësi i republikës popullore së vetëshpallur Donetsk Alexander Zakharchenko, për agjencinë e lajmeve Dan.
“Ukraina këtë gjë nuk e ka bërë ende” tha Zakharchenko, duke akuzuar forcat qeveritare që nuk e kanë plotësuar obligimin e tyre për të eliminuar armët.
Agjencia franceze vuri në dukje se gjashtë vëzhguesit ndërkombëtarë ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka thënë se është duke parë me shum optimizëm tërheqjen e armëve të rënda nga Ukraina lindore, kurse zëvendës kreu i misionit vëzhgues Aleksander Hug tha se situata e tanishme është “sinjal premtues”.
Anëtarët e Grupit të Kontaktit trepalësh për zgjidhjen e krizës në Ukrainë më 12 shkurt nënshkruan një paketë për zbatimin e marrëveshjeve së mëparshme në Minsk.
Sipas pikës së parë të vendosur në këtë dokument, kërkohet armëpushim urgjent dhe gjithëpërfshirës, i cila hyri në fuqi në mesnatë të 15 shkurtit në Kiev.
Pika e dytë parashikon tërheqjen e armëve të rënda në të dy anët e lokacionit nga vija e ndarjes, për të krijuar një zonë të sigurisë./arbresh.info/
Australiania vendos rekord botëror me 7,079 tërheqje në 24 o...
Arabia Saudite dhe Katari ofrojnë ndihmë financiare për Siri...
Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhje të auto...
Berisha: Të krijohet urgjentisht qeveri teknike për të përga...
Vdes i riu që u plagos në Mal të Zi, ishte nga Mitrovica
Netanyahu: Bota duhet të veprojë tani për të ndaluar program...