Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabetë, u ka thënë britanikëve se nuk janë vetëm në këto ditë të pandemisë Covid-19.
94-vjeçarja gjatë fjalimit të saj për ditën e Krishtlindjes ka deklaruar se koronavirusi i bashkoi emocionalisht të gjithë përkundër vështirësive që ua shkaktoi.
“Ky vit shumë persona i ka mbajtur larg njëri-tjetrit fizikisht, por i ka afruar ata në forma të tjera”.
“Familja mbretërore është e frymëzuar nga vullnetarët britanikë që i ndihmuan në kohë të pandemisë njerëzit”.
“Në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë botën qytetarët janë ballafaquar në mënyrë madhështore me sfidat e këtij viti, unë jam krenare dhe e prekur nga këta shpirta të mirë që nuk u ndalën së ndihmuari njëri-tjetrin”, ka thënë Mbretëresha Elizabetë, shkruan BBC.
Ajo ua ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë festën e Krishtlindjes.
Mbretëresha ka përdorur mesazhin e saj të Ditës së Krishtlindjes për të siguruar këdo që lufton pa miq dhe familje këtë vit se ata “nuk janë vetëm”.
Ajo tha se shumë njerëz “krejt qka duan për Krishtlindje është një përfaqim i thjeshtë ose një shtrëngim i dorës”, por “edhe në netët më të errëta ka shpresë në agimin e ri”.
94-vjeçarja vlerësoi aktet e mirësisë, duke thënë se pandemia “na afroi” pavarësisht se shkaktoi vështirësi.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X