Dorëshkrimet e diktatorit nazist Adolf Hitler sot janë shitur në ankand në Mynih, pavarësisht shqetësimeve nga grupet hebreje se mund të inkurajojë neo-nazistët.
Shtëpia e ankandit “Hermann Historica” mbrojti shitjen e dorëshkrimeve, të gjitha të shkruara para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, duke e arsyetur se janë me rëndësi historike dhe se janë ruajtur në muze.
Të gjitha fjalimet u janë shitur ofruesve anonimë për një shumë më tepër se çmimet fillestare.
Dorëshkrimet e Hitlerit prej 9 faqeve, në të cilat ka ekspozuar fjalimin e tij për oficerët e rinj ushtarakë në Berlin në vitin 1939, afër 8 muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, arriti çmimin më të lartë prej 34 mijë eurosh.
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...