Parashikimet e para pas zgjedhjeve të përgjithshme në Rumani tregojnë se Partia Social Demokrate ka fituar në zgjedhjet parlamentare, një vit pasi qeveria është përmbysur nga protestuesit e zemëruar për shkak të një zjarri në një klub të natës.
Socialdemokratët kanë fituar afro 45% të votave në zgjedhjet e sotme, dhe udhëheqin bindshëm para Partisë Kombëtare Liberale të krahut të djathtë.
Qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët e kryeministrit, Victor Ponta, paraqiti dorëheqje vitin e kaluar, pasi nga zjarri në një klub nate në kryeqytetin Bukuresht, u vranë 64 vetë. Kjo shkaktoi protesta masive të dhjetëra mijëra njerëzve në Bukuresht.
Raportohet për pjesëmarrje të vogël të votuesve në zgjedhjet e sotme.
Rumania me 19 milionë banorë, është njëri nga vendet më të varfëra në Bashkimin Evropian dhe perceptohet se është njëri prej shteteve me korrupsion më të lartë./REL/
GO+ Peja largon tre lojtarë
Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo r...
Skijimi jashtë pistave në Brezovicë shkakton ortek bore, lën...
Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur me lëndime t...
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...