Gazeta britanike The Guardian ka publikuar video ku shfaqen duke u djegur shtëpitë e myslimanëe në Rakinë të Mianmarit.
Në video gjithashtu shihet një grup i madh njerëzish që përpiqen të largohen nga vendi duke kaluar përmes një lumi, transmeton portali arbresh.info
Kjo media tregon se ‘pamjet nuk janë të verifikuara në mënyrë të pavarur nga The Guardian pasi qasja e mediave në zonë është rreptësisht i kontrolluar”.
Deri me tani rreth 300 mijë myslimanë janë larguar nga Mianmar dhe janë vendosur në kufi me Bangladeshin.
OKB krizën në Mianmar e ka quajtur ‘spastrim etnik’, ndërsa UNICEF ka theksuar se ata janë duke vuajtur për gjëra elementare, si ushqimi dhe uji./arbresh.info/
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...