Fillon viti shkollor në Turqi, mungojnë 130 mijë mësimdhënës

A flag with the picture of Turkey's President Tayyip Erdogan is seen during the Democracy and Martyrs Rally, organized by him and supported by ruling AK Party (AKP), oppositions Republican People's Party (CHP) and Nationalist Movement Party (MHP), to protest against last month's failed military coup attempt, in Istanbul, Turkey, August 7, 2016. REUTERS/Osman Orsal

11:28 | 19 Shtator 2016
M. A.

Fillimi i vitit të ri shkollor në Turqi është mes temave kryesore të shtypit turk. Për rreth 18 milionë e 43 mijë nxënës në Turqi, si dhe për 900 mijë mësimdhënës sot fillon viti shkollor.

Në shkolla do të organizohen iniciativa me moton “Fitore e demokracisë dhe përkujtim për heronjtë e vdekur më 15 korrik”.

Në të gjitha shkollat do të ndahen broshura për ngjarjet nga 15 korriku kur në vend kishte tentim për puç.

“Star”-i proqeveritar thekson se viti i ri shkollor fillon pa kuadrot e predikuesit Fetullah Gjylen, i akuzuar nga autoritetet për tentimin për puç.

Nga mësimi janë larguar 55 mijë mësimdhënës, një pjesë prej tyre kanë qenë në procesin mësimdhënës më shumë se gjysmë shekulli.

 

Shpërndaje në rrjete sociale