Një Ferrari i zi, që dikur ka qenë në pronësi të legjendës së futbollit në Britaninë e Madhe, David Beckham ka dalë në shitje.
Ndoshta nuk matet dot me super makinat e Cristiano Ronaldo-s i cili ka një koleksion prej 20 milion eurosh, por kjo Ferrari 360 Spider, mund të blihet për 125, 000 euro që është thuajse dyfishi i çmimit normal për këtë model.
Duke marrë parasysh kohën kur ish-asi i Manchester United e kishte në pronësi automjetin sportiv, kuptohet se përse çmimi është kaq i lartë.
Beckham e mbajti makinën luksoze në garazh nga viti 2001 deri në 2003 kur kaloi nga Manchester United te Real Madrid.
Ky Ferrari ishte fatsjellës për mesfushorin pasi këto vite ishin edhe më të rëndësishmit të karrierës së tij. Në 2001 Beckham bëri golin kundër Greqisë që e çoi Anglinë në Kupën e Botës. Një vit më pas, ai fitoi titullin e gjashtë në Premier League me Manchester United.
Jo shumë kohë më pas ai fitoi një urdhër kalorësie “Order of the British Empire”, në qershor të 2003 përpara se të lëvizte në Madrid./A2CNN/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë