Në Zvicër, më shumë se 31 mijë fermere marrin pak ose fare sigurim social, shkruan swissinfo.ch. Shoqata e tyre profesionale, së bashku me Swissaid, po bëjnë thirrje për mbrojtje më të mirë sociale në politikat federale bujqësore, përcjell albinfo.ch.
“Përderisa e gjithë Zvicra aktualisht po mendon për situatën e grave, një grup i grave – fermeret – po harrohen”, kanë thënë në një deklaratë Shoqata Zvicerane e Grave Fermere dhe Rurale si dhe Swissaid, Fondacioni Zviceran për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Po ashtu, organizatat sqaruan se si ndërlidhen çështjet e sigurimit social, përfaqësimit politik dhe përmirësimit të gjendjes ligjore të fermereve në Zvicër dhe mbarë botën.
“Fermeret janë përgjegjëse për 70 për qind të ushqimit në botë. Njohja e pamjaftueshme e sigurimit social është një turp, i cili duhet të korrigjohet në Zvicër dhe në mbarë botën”, kanë thënë më tej.
Ndërkaq, fermeret punojnë 63 orë në javë, sipas statistikave të qeverisë.
“Megjithatë, vetëm 30% e tyre marrin sigurim social dhe paguhen për punën e tyre”, tha Anne Challendes, kryetare e shoqatës së fermereve.
Gjatë së mërkurës, të dy organizatat filluan apelin e tyre jashtë parlamentit në Bernë, duke shpërndarë kartolina dhe molla. Ata synojnë të mbledhin sa më shumë nënshkrime gjatë katër muajve të ardhshëm dhe pastaj t’i dorëzojnë ato në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punëve të Jashtme.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave