Një djalë tre-vjeçar gjerman u shpëtua nga rrënojat e një aksidenti tragjik në tramvajë në Lisbonë të Portugalisë, që ka lënë të vdekur 16 persona, përfshirë babanë e tij.
Nëna e tij është ndër të plagosurit, ndërsa mbi 20 persona të tjerë, përfshirë turistë të huaj, kanë marrë lëndime.
Aksidenti ka tronditur qytetin dhe ka lënë dëshmitarët në gjendje shoku. Autoritetet portugeze po hetojnë shkakun e ngjarjes dhe kanë nisur inspektime për të gjithë funikularët e kryeqytetit. Operatori i transportit publik. Carris, ka konfirmuar nisjen e një hetimi të pavarur.
Shpëtimi i djalit trevjeçar është konsideruar një mrekulli dhe ka sjellë pak lehtësim mes tmerrit dhe frikës që përjetuan banorët dhe turistët në vendin e aksidentit.
Ndërkohë, forcat e emergjencës vazhdojnë të ndihmojnë të plagosurit dhe të mbledhin të dhëna për incidentin.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...