FBI ka publikuar një dokument, ku analizohen lidhjet midis qytetarëve sauditë në SHBA dhe dy prej sulmuesve të 11 shtatorit.
Të afërmit e viktimave kanë kërkuar prej kohësh publikimin e dosjeve, duke argumentuar se zyrtarët sauditë kishin njohuri paraprake dhe nuk u bën përpjekje të ndalonin sulmet.
Por dokumenti nuk jep asnjë të dhënë ku të dëshmojë se qeveria saudite kishte lidhje me komplotin e 11 shtatorit.
Pesëmbëdhjetë nga 19 rrëmbyesit e avionëve ishin shtetas sauditë.
Përpara deklasifikimit, ambasada saudite në Uashington përshëndeti publikimin dhe mohoi edhe një herë çdo lidhje midis mbretërisë saudite dhe rrëmbyesve, duke i cilësuar pretendimet e tilla si “të rreme dhe dashakeqe”.
Dokumenti u deklasifikua në 20 vjetorin e sulmeve më vdekjeprurëse terroriste në tokën amerikane, gati 3,000 njerëz u vranë pasi u rrëmbyen katër avionë.
Disa familje të viktimave i bënë presidentit, Joe Biden. për të deklasifikuar dokumentet, duke thënë se ai nuk duhet të merrte pjesë në ceremonitë përkujtimore të së shtunës në Nju Jork, nëse nuk ishte i përgatitur t’i publikonte ato./Ora News/
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...