FBI ka përgjuar, shefin e fushatës së Trump, Paul Manafort
Shefi i kampanjës së Trump,Paul Manafort, është përgjuar nga FBI për dyshimet rreth ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet presidenciale në SHBA, transmeton arbresh.info.
Vëzhgimi ka qenë urdhër i gjykatësit dhe ka ndodhur para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2016. Hetuesit donin të dinin nëse ai kishte kërkuar ndihmë ruse në fushatë.
Nuk dihet nëse përgjimi, i cili filloi në 2014, përfshiu biseda me Presidentin Trump.
Gjithsesi bëhet e ditur se Z. Manafort do të ballafaqohet me një padi.
Ish këshilltari politik, i cili kishte punuar për ish-partinë qeverisëse të Ukrainës, ishte kryetar i fushatës së Trump nga qershori deri në gusht 2016.
Këshilli i posaçëm i FBI, Robert Mueller, është duke udhëhequr një hetim mbi përpjekjet e pretenduara të Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016.
Mbi rastin ka komentuar edhe presidenti Trump./arbresh.info/

5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...