Të dhënat e dy vaksinave nga “Pfizer” dhe “Moderna” janë të besueshme dhe shpejtësia me të cilën ato u zhvilluan nuk e ka cenuar sigurinë dhe integritetin e tyre shkencor, tha sot Anthony Fauci, eksperti kryesor për Sëmundjet Infektive në SHBA dhe një anëtar i task forcës antiCOVID-19 i Shtëpisë së Bardhë.
“Rezultatet e marra janë pasojë e progresit të jashtëzakonshëm shkencor të bërë në këtë lloj vaksine, që na lejoi brenda pak muajsh të bënim gjëra që zgjasnin me vite deri më tani”, sqaroi ai.
Fauci gjithashtu hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me një politizim të mundshëm të vaksinave, duke theksuar se të dhënat u vlerësuan nga një grup i pavarur ekspertësh pa ndonjë lidhje me administratën, me atë vetë ose me kompanitë farmaceutike./ATSh/
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...