Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Dr. Anthony Fauci, tha sot se duhet të merrni çdo vaksinë të koronavirusit që është në dispozicion, pavarësisht se cila është.
Në një intervistë për NBC, ai tha se vaksina e tretë kundër Covid-19 do të jetë në dispozicion në Shtetet e Bashkuara dhe ky “është një tjetër lajm i mirë”, transmeton portal arbresh.info
Pritet që Administrata Amerikane e Barnave (FDA) do ta miratojë atë së shpejti. Fauci paralajmëroi njerëzit që të mos vonojnë me marrjen e vaksinave Johnson dhe Johnson përderisa presin që të marrin vaksinën Pfizer dhe Moderna.
Ai tha se është një “garë midis virusit dhe dhënies së vaksinës njerëzve” dhe se sa më gjatë të prisni me vaksinimin, aq më shumë rritet shansi që virusi të zhvillojë një variant të ri ose mutacion.
Eksperti amerikan tha se zyrtarët e shëndetit publik janë gjithmonë të shqetësuar për mutacionet e virusit dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të masave të tilla si mbajtja e maskave dhe distancimi shoqëror.
Tipi më i zakonshëm i koronavirusit që po qarkullon në SHBA është ai anglez./arbesh.info/
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...