Afër 5.000 turistë britanikë janë larguar nga Turqia pas falimentimit të operatorit turistik Thomas Cook në fillim të javës, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Gjithsej 4.920 turistë janë rikthyer në vendet e tyre përmes 21 fluturimeve”, tha në një deklaratë Zyra e Guvernatorit të qytetit turistik Antalya në jug të Turqisë.
Në deklaratë thuhet se janë duke vazhduar përpjekjet për kthimin e sigurt të turistëve britanikë që erdhën në Antalya përmes rezervimeve të operatorit britanik.
Operatori turistik dhe linja ajrore britanike i dha fund veprimtarisë “me efekt të menjëhershëm”, njoftuan autoritetet britanike të hënën.
Rënia e operatorit ikonik 178-vjeçar erdhi për shkak të vështirësive financiare dhe dështimit për të siguruar një marrëveshje prej rreth 1,1 miliardë funtash.
Rreth 150.000 persona do të ndikohen nga rezervimet dhe fluturimet e anuluara.
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...
LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos imponon...
PDK-ja kundër propozimit të LVV-së për shmangie të procedurë...
Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbi...