Maduro e ka njoftuar BE-në se ultimatumi është refuzuar dhe se zgjedhjet presidenciale në Venezuelë nuk do të mbahen. Ai pretendon se zgjedhjet kanë qenë legjitime.
Në ndërkohë, tetë vende – Gjermania, Holanda, Spanja, Franca, Britania e Madhe, Austria, Suedia dhe Danimarka e kanë njohur liderin opozitar të Venezuelës Juan Guaido për president të përkohshëm.
“E njohë presidentin e Kuvendit të Venezuelës, zotëri Guaido, si president të Venezuelës”, ka kumtuar kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez.
Njëkohësisht, edhe ministri i jashtëm britanik Jeremy Hunt në Twitter e ka publikuar përkrahjen e tij për presidentin e ri Guaido.
“Nicolas Maduro nuk i ka shpallur zgjedhjet presidenciale, ndërsa afati të cilin ia kishim dhënë ishte tetë ditë. Britania e Madhe bashkë me aleatët e saj evropianë tani e njeh Guaidon për president të përkohshëm derisa të mbahen zgjedhjet kredibile. Shpresojmë se kjo do të sjellë deri te përfundimi i krizës humanitare”, ka shkruar Hunt.

Juventusi kërkon anulimin e suspendimit të Kalulus
Gjykata e Pejës e liron Akil Gjakovën nga akuza për dhunë në...
Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj për lidhjet e tyre me IS...
Presidenti i Letonisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Vritet me thikë një person në Tiranë, sherri ndodhi brenda n...
Konjufca takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi me ShBA-në, pë...