Amerika i vendos sanksione, por Europa po përgatit kundërmasat e saj për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe interesat e saj.
Lëvizjet europiane, siç paralajmëron ministri francez i Financave Bruno le Maire, do të synojnë anulimin e efekteve të vendimit të Trumpit që i vendos sanksione çdo firme jo amerikane, e cila vazhdon të bëjë biznes me Republikën Islamike.
“Propozimi i Trumpit për ta futur Europën në vathën e politikave të jashtme të SHBA-së mbi Iranin mund të çojë drejt një përplasje me firmat dhe politikanët europianë. Ne duhet të punojmë me njeri tjetrin këtu në Europë për të mbrojtur sovranitetin ekonomik europian”, thotë Le Maire, ndërsa shton me tej se Europa mund të përdorë të njëjtat instrumente si Amerika në rast se cenohen interesat e saj.
Kur shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me regjimin e ajatollahëve, ai theksoi se Uashingtoni do të rivendoste sanksione që do të preknin ndër të tjera edhe çdo entitet të përfshire në tregtinë me Iranin.
Një lëvizje e tillë kërcënon të preke miliarda euro të bizneseve europiane. Thesari amerikan njoftoi se do t’i japë këtyre kompanive tre deri në 6 muaj kohë për të zgjidhur kontratat e tyre, përfshirë ato të lidhura me blerjen e naftës iraniane./tch/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...