Të gjitha qytetet në Europë i kanë rritur masat e sigurisë në prag të Vitit të Ri.
Europa vazhdon të përballet nga kërcënime të mëdha për sulme terroriste, shkruan “euroneës”, transmeton portali arbresh.info
Policia në Madrid ka rritur sigurinë, duke përfshirë edhe masa që ndalojnë qarkullimin e kamioneve në qendër të qytetit.
Numri i njerëzve që pritet të festojnë në Plaza del Sol do të reduktohet nga 25 mijë në 20 mijë.
Ndërkohë në Itali, Ministria e Brendshme ka urdhëuar që të merren masa të larta të sigurisë në zonat ku pritet të mbahen tubime. Kufizimet e trafikut dhe përdorimi i detektorëve metalikë janë pjesë e planit festiv në Romë.
Londra pritet të “blindohet” nga forca të armatosura policore. Qindra mijëra njerëz pritet të mblidhen në brigjet e lumit Thames për të pritur vitin 2018.
Masat e sigurisë i ka rritur edhe Gjermania, e cila ka qenë në alarm që nga sulmi vdekjeprurës me kamion në një treg të Krishtlindjes në Berlin. Për herë të parë do të ketë edhe zona të sigurta për gratë, pasi qindra gra u ngacmuan seksualisht para dy vitesh gjatë natës së Vitit të Ri./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026