Një gjykatë në Etiopi ka burgosur 20 myslimanë nën akuzat për përpjekjen e krijimit të një ‘shteti’ nën ligjin e Sheriatit.
Ata janë akuzuar në bazë të ligjit anti-terrorizëm të diskutueshëm në Etiopi , transmeton arbresh.info.
Të gjithë janë burgosur me pesë vjet e gjysmë burg, ndërsa është theksuar se dy nga të dënuarit janë gazetarë që punojnë në një radio stacion mysliman.
Myslimanët për një kohë të gjatë janë ndjerë të margjinalizuar në Etiopi dhe që nga viti 2011 kanë kryer një sërë protestash.
“Të pandehurit nuk kanë marrë gjykim të drejtë. Në fakt, nuk është se presim që kjo gjykatë të japë një vendim të drejtë”, tha Mustafa Safi,avokati i të pandehurve.
“Ata i janë nënshtruar një gjykimi të pavlefshëm dhe janë keqtrajtuar në qendrën e paraburgimit në Kilinto. Aty ata s’kanë në gjendje as të kryejnë lutjet fetarë”, ka shtuar ai.
Etiopia, aleate e fortë e sigurisë për Perëndimin, shpesh është akuzuar për burgosjen e zërave kritikë dhe opozitarë. Pas protestave anti-qeveritare në tetor, vendi vazhdon të mbetet në gjendje të jashtëzakonshme. /Arbresh.info
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca