Pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 24 qershorit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se prania e frigoriferit në çdo shtëpi është shenjë prosperiteti.
Gazeta e përditshme “Hurriyet” ka cituar Erdoganin të ketë thënë:
“91, 000 makina janë shitur në vitin 2000, ndërsa vetëm 723, 000 makina janë shitur vitin e kaluar.
Rreth 1,088,000 frigoriferë u shitën në atë kohë dhe 3,107,000 u shitën vitin e kaluar.
Do të thotë që nuk ka njerëz të varfër…nëse ka një frigorifer në çdo shtëpi, atëherë ne jemi në një nivel të caktuar të prosperitetit.”
Kjo pjesë e shkëputur nga fjalimi premtues elektoral i Erdoganit ka shkaktuar një ‘ortek’ reagimesh nëpër rrjete sociale, ndërsa kritikët i janë kundërvënë atij duke u shprehur se për disa dekada pothuajse në çdo shtëpi në Turqi është gjendur një frigorifer.
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 73-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin