Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan thotë se Turqia do të mbështesë Libanin me të gjitha mjetet e saj pasi Izraeli të nisë sulmet si pjesë e një inkursioni “të kufizuar” tokësor.
“Ne nuk do t’i lëmë kurrë vëllezërit tanë libanezë të qetë në këto ditë të vështira dhe do t’i mbështesim ata me të gjitha mjetet tona,” u shpreh Erdogan në një fjalim në parlamentin turk, shkruan Al Jazeera.
Izraeli deklaroi se trupat e tij kanë nisur një operacion “të shënjestruar dhe preciz” tokësor në jug të Libanit, që ka në shënjestër Hezbollahun – grupin militant dhe partinë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – që mbështetet nga Irani.
Ushtria izraelite tha se në disa pjesë në jug të Libanit po zhvillohen “luftime intensive” dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos hyjnë në zonën në jug të lumit Litani./abcnews.al
“Kur luajmë në shtëpi, jemi favoritë” – Arbeloa ...
Aksident tragjik në Vjenë, vdes një 17-vjeçare
Haradinaj: S’është ka më intereson me e taku Abdixhikun e me...
MINTI publikon çmimet e reja të derivateve për 7 prill: Dize...
Azemi i LDK-së dorëzon në Polici dosjen për njehsorët e rrym...
Grupi humanitar i OKB paralajmëron për përkeqësim të situatë...