Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një takim përmes video-konferencës me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Francës mund të kontribuojë shumë në sigurinë, stabilitetin dhe përpjekjet e paqes në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, në takim presidenti Erdoğan tha se, “Si dy aleatë të fortë të NATO-s, ne mund të japim kontribute të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe përpjekjet për paqe në një gjeografi të gjerë, nga Evropa në Kaukaz, Lindje të Mesme dhe Afrikë”.
Erdoğan vuri në dukje se viti 2021 shënon 100-vjetorin e Marrëveshjes së Ankarasë, e cila është baza e marrëdhënieve dypalëshe turko-franceze dhe shtoi se të dy vendet kanë “potencial serioz bashkëpunimi”.
Erdoğan po ashtu tha se të dy vendet mund të ndërmarrin hapa të përbashkëta për të luftuar terrorizmin, duke theksuar se rreziku kërcënon të dy vendet dhe njerëzit e tyre.
“Ne shpresojmë se Turqia dhe Franca të mund të veprojnë në solidaritet për të gjitha këto çështje”, tha ai.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...