Forcat turke në Siri do të ndjekin milicinë kurdë në Manbij, pasi të përfundojnë operacionin në Afrin, thotë presidenti turk.
Ankaraja ka në mendje vazhdimin e luftimit të kurdëve në tërë kufirin me Irakun, shtoi ai më tej, transmeton portali arbresh.info
Ushtria turke ka nisur javën e shkuar një operacion ushtarak në Siri që ka për cak milicinë kurdë në enklavën e Afrinit. Ankaraja konsideron grupet e armatosura kurde në Siri si një zgjerim të grupit militant kurd të Turqisë, PKK, të cilin e etiketon një organizatë terroriste.
Plani i SH.B.A.-së për të trajnuar dhe për të armatosur Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), një forcë militante e dominuar nga militantët kurdë, e tërboi Turqinë, e cila u përgjigj me një sulm ndaj Afrinit.
Pas përshkallëzimit të situatës, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se inkursioni nuk do të kufizohet vetëm në Afrin, i cili ndodhet në Sirinë veri-perëndimore pranë kufirit turk, dhe se trupat turke më vonë do të përparojnë në zona të tjera kurde në Siri.
Qytetin sirian kurd i Manbij, i emëruar nga Erdogan si një objektiv i mundshëm, gjendet rreth 100 km në lindje të Afrin. Ushtarët amerikanë janë aktualisht të vendosur atje, duke mbështetur milicitë kurde të YPG./Arbresh.info/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...