Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të enjten se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm dhe la mënjanë zërat për zgjedhje të parakohshme në vendin e goditur ekonomikisht.
Ishte hera e parë që ai, i cili është në pushtet që nga viti 2003, shpalli zyrtarisht kandidaturën e shumëpritur.
“Më lejoni ta them këtu. Tayyip Erdogan është kandidati i Aleancës Popullore”, tha 68-vjeçari në një tubim partiak në qytetin perëndimor të Izmirit, duke iu referuar një aleance midis partisë së tij konservatore në pushtet, AKP-së dhe partisë së krahut të djathtë, MHP-së.
Partia opozitare CHP, e dyta më e madhe në parlament, nuk ka paraqitur ende një kandidat për president.
Ndryshe, ka pasur zëra për zgjedhje të parakohshme në mes të problemeve ekonomike të Turqisë të shkaktuara nga dobësimi i lirës dhe inflacioni prej 73.5% niveli më i lartë që nga viti 1998./abcnews/
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...
Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan të largohemi